KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Kallëzim penal ndaj tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të UShAF-it,

Kallëzim penal ndaj tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të UShAF-it,

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka njoftuar se ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Ferizaj ndaj tre anëtarëve të Këshillit Drejtues, të emëruar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Kallëzimi penal është paraqitur ndaj Ramadan Beqirit, Ilmi Reçicës dhe Alban Maliqit, lidhur me veprimet e tyre më 11 shtator 2026.

Sipas UShAF-it, më 11 shtator është zhvilluar një takim i Këshillit Drejtues pa kuorumin e përcaktuar me Statut, si dhe parespektimin e procedurave për rendin e ditës dhe thirrjen e mbledhjeve.

Universiteti ka theksuar se paragrafi 2 i nenit 19 të Statutit të UShAF-it përcakton se për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues nevojitet kuorumi prej katër anëtarësh.

UShAF vlerëson se veprimet e pretenduara, nëse konstatohen nga organet kompetente, mund të përbëjnë tejkalim të kompetencave zyrtare dhe keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Universiteti ka thënë se i beson institucioneve të drejtësisë dhe pret që rasti të hetohet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

“Ligji, Statuti dhe procedurat institucionale janë të detyrueshme për të gjithë, pa përjashtim”, thuhet në njoftimin e UShAF-it. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.