KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëlqeu me dy asistime, Ermal Krasniqi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Turqi

Shkëlqeu me dy asistime, Ermal Krasniqi pjesë e formacionit më të mirë të javës në Turqi

Futbollisti kosovar Ermal Krasniqi është bërë pjesë e formacionit më të mirë të xhiros së pestë në elitën e futbollit turk.

Krasniqi spikati me paraqitjen e tij fantastike në fitoren e thellë të Amedsporit me rezultat 5-0 në shtëpi ndaj Istanbul Basaksehir.

28-vjeçari ndonëse u aktivizua në një pozitë jo natyrale për të në atë të mbrojtësit të djathtë, kjo nuk e pengoi aspak shkëlqimin e tij.

Ylli dardan kontribuoi me dy asistime, duke shërbyer sulmuesin Gift Orban te goli i tretë dhe i katërt i tyre.

Për këtë paraqitje të tij ai ishte vlerësuar me notën 9.0, nga Sofascore çka bëri që ai të përfshihej edhe në formacionin më të mirë të xhiros.

Me paraqitje tejet pozitive në këtë ndeshje u dallua gjithashtu edhe Lumbardh Dellova, që shfaqi një siguri tejet të madhe në fazën defanzive, duke kontribuar që porta e Amedsporit të mbetej e paprekur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.