KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Si po e përballon Maresca sfidën e zëvendësimit të Guardiolës te Man City

Si po e përballon Maresca sfidën e zëvendësimit të Guardiolës te Man City

Enzo Maresca po e bën të duket më të lehtë nga sa pritej një prej detyrave më të vështira në futboll: zëvendësimin e Pep Guardiolës në stolin e Manchester Cityt.

Trajneri italian e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën e tij në “Etihad”, me katër fitore në katër ndeshjet e para të Premier Ligës.

Për më tepër, City regjistroi një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”, pavarësisht se luajti për një pjesë të madhe të takimit me një lojtar më pak.

Ajo që ka rënë më shumë në sy te Maresca është qetësia e tij. Ndryshe nga Guardiola, i cili shpesh ishte shumë aktiv dhe emocional në vijën anësore, italiani qëndron më i qetë dhe duket se i beson plotësisht planit të tij.

Kapiteni Ruben Dias ka theksuar se, pavarësisht ndryshimeve, shumë nga parimet e lojës së Cityt kanë mbetur të njëjta.

Krahasimet me Guardiolën kanë qenë të pashmangshme, por Maresca ka insistuar se ato nuk i krijojnë presion.

Ai e ka pranuar se trashëgimia e spanjollit do të jetë gjithmonë e pranishme, por po përpiqet të ndërtojë identitetin e tij.

Pas një vere me ndryshime të mëdha në skuadër, Maresca tashmë ka dhënë sinjale të forta se mund ta përballojë me sukses një prej sfidave më të mëdha në futbollin modern. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.