Banesa ka orientim nga lindja dhe hapësirat e brendshme janë të renditura në qëndrim ditor, kuzhinë, dy dhoma gjumi, një banjo dhe ballkon. Ky organizim e bën atë të përshtatshme për familje që kërkojnë hapësirë të mjaftueshme dhe funksionale në një zonë të qetë banimi.
Sistemi i ngrohjes mundësohet përmes Termokosit. Ndërtesa ku ndodhet prona është e pajisur me ashensor dhe ka hapësirë të mjaftueshme për vendparkim, ndërsa në çmim është i përfshirë edhe garazhi, element ky që shton vlerën e ofertës. Prona posedon fletë poseduese dhe dokumentacioni është i rregulluar me noter.
Karakteristika dhe informata të pronës:
- Sipërfaqe: 100m2
- 2 dhoma gjumi
- 1 banjo
- 1 tarracë
- Orientimi: Lindje
- Mobilimi: salloni, kuzhina, banjo, dhomat
- Sistemi i ngrohjes: Termokos
- Ashensor
- Garazh
- Vendparkim
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me noter
Bregu i Diellit njihet si një ndër lagjet më të volitshme për banim në Prishtinë. Aty gjenden Qendra e Mjekësisë Familjare, shkolla fillore dhe çerdhet, ndërsa lagjja përshkohet nga disa prej pikave kryesore të linjave të trafikut urban, duke mundësuar lidhje të shpejta me qendrën e qytetit. Kjo e bën një zonë të përshtatshme si për familjet, ashtu edhe për ata që kërkojnë një investim afatgjatë.
Kontakti:
Agjenti: Hashim Shala
Email: hashim.shala@pro-rks.com
Numri kontaktues: +383 44 888 444








