KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Taylor Swift mbështet Travis Kelce në ndeshjen e Chiefs, pranë saj edhe Tom Cruise

Taylor Swift mbështet Travis Kelce në ndeshjen e Chiefs, pranë saj edhe Tom Cruise

Taylor Swift u shfaq në stadiumin Arrowhead për të mbështetur bashkëshortin e saj, Travis Kelce, në ndeshjen hapëse të sezonit të Kansas City Chiefs në NFL.

Kjo ishte paraqitja e saj e parë në suitën e Kelce që nga martesa e tyre më 3 korrik në Madison Square Garden.

Këngëtarja 36-vjeçare u shfaq me një fustan kuq e bardh me kuadrata dhe shoqërohej nga familjarë e miq, përfshirë nënën e saj Andrea, babanë Scott dhe nënën e Kelce, Donna, shkruan DailyMail.

Përkrah saj ishte edhe aktori Tom Cruise, me të cilin Swift u pa duke biseduar gjatë ndeshjes.

Swift festoi me entuziazëm momentet e mira të Chiefs, ndërsa përqafoi edhe nënën e saj pas një aksioni të Kelce që e ndihmoi atë të ngjitej në vendin e dytë në historinë e NFL-së për jardët e pritjes nga një tight end, pas Tony Gonzalez. Chiefs e nisën sezonin me fitore 31-10 ndaj Denver Broncos.

Paraqitja e Swift ishte vënë në dyshim për shkak të ceremonisë së Emmy-ve, ku ajo ishte e nominuar në disa kategori për filmin “Taylor Swift: The Eras Tour – The Final Show”.

Megjithatë, ajo zgjodhi të ishte në stadium për të mbështetur Kelce, i cili ka nisur sezonin e tij të 14-të në NFL.

Pavarësisht mungesës në ceremoninë kryesore, Swift bëri një paraqitje të papritur në Emmy përmes një skeçi parodi të “Law & Order”, së bashku me shoqen e saj Mariska Hargitay.

Skeçi luante me spekulimet e fansave nëse këngëtarja do të shfaqej në Emmy apo në ndeshjen e Chiefs. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.