Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar sot sërish Gjykatës Kushtetuese edhe për konstituimin e Qeverisë Kurti IV, një ditë pasi në këtë institucion dërgoi çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët e PDK-së, Arian Tahiri, dhe Përparim Gruda lidhur me këtë mbajtën një konferencë për media.
Tahiri theksoi se kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për me trajtu çështjen e votimit të Qeverisë.
“Jemi këtu tek Gjykata Kushtetuese ku e deponuam kërkesën tonë për me trajtu çështjen e votimit të Qeverisë. Pra, ky Kuvend i cili tashmë ka dilema dhe është vlerësuara nga ana jonë që është i pakonstituuar dhe pa legjitimet, patjetër se duhet t’i vendoset masa dhe duhet të kthehet ligjshmëria nga Gjykata Kushtetuese. Secili vendim që derivon nga ky kuvend i pakonstituuar ne do ta deponojmë në Gjykatë Kushtetuese dhe do të kërkojmë ligjshmëri”, tha ai, raporton Telegrafi.