KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 15 shtator, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në disa zona.
Sipas njoftimit, pa ujë do të mbesin konsumatorët e rrugëve “Nazim Terziu”, “Petro Marko”, “Rexhep Bislimi”, si dhe konsumatorët e fshatit Bablak.
Ndërprerja do të fillojë nga ora 09:00 dhe do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj.
KRU “Bifurkacioni” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë për këto zona pritet të rikthehet nga ora 16:00.
Konsumatorëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë kohës së realizimit të punimeve. /Telegrafi/