KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Nuk ishte e lehtë”, Rodri zbulon për herë të parë prapaskenat e refuzimit të Real Madridit

“Nuk ishte e lehtë”, Rodri zbulon për herë të parë prapaskenat e refuzimit të Real Madridit

Mesfushori Rodri ka pranuar publikisht se refuzimi i ofertës së Real Madridit nuk ishte një vendim i lehtë, duke vlerësuar trajtimin e shkëlqyer që kishte marrë nga klubi madrilen gjatë bisedimeve.

Në deklaratat e raportuara nga Mundo Deportivo, futbollisti tregoi se iu desh të merrte parasysh shumë faktorë përpara se të merrte një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës së tij.

Ai ishte përballur me një zgjedhje të vështirë mes dy prej klubeve më të mëdha dhe më të fuqishme të futbollit botëror.

“T’i thuash ‘JO’ Real Madridit nuk ishte e lehtë, sidomos pasi më trajtuan shumë mirë”, u shpreh Rodri.

Ai shtoi se vendimi kërkonte një vlerësim të kujdesshëm të shumë faktorëve.

“M’u desh të merrja parasysh shumë gjëra dhe të merrja një vendim vërtet të rëndësishëm, që përfshinte dy prej klubeve më të mira në botë”, deklaroi mesfushori.

Rodri shpjegoi se në fund vendosi duke u bazuar në aspektin sportiv, ambiciet personale dhe mundësitë për t’u zhvilluar si futbollist.

“E mora vendimin duke u bazuar në aspektin sportiv, në atë që më entuziazmonte më shumë dhe në vendin ku ndieja se mund të fitoja dhe të rritesha më shumë si lojtar”, përfundoi ai./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.