Sulmuesi argjentinas, Julian Alvarez, ka kaluar momente të vështira personale gjatë afatit kalimtar, në të cilin e ardhmja e tij sportive ishte e rrethuar me pasiguri.
Sipas informacioneve të zbuluara nga gazetarët Inaki Villalon dhe Matias Palacios në emisionin El Chiringuito de Jugones, futbollisti ka përjetuar kriza të rënda stresi, të cilat e kanë çuar në kufijtë e tij emocionalë.
Raportohet se këto vështirësi e kanë detyruar të kërkojë ndihmë përmes konsultave të specializuara mjekësore, në përpjekje për ta përballuar stresin dhe për të vazhduar përpara.
Pas një afati kalimtar të trazuar, Alvarez ka qëndruar përfundimisht te Atletico Madridi, ku do të vazhdojë të jetë nën drejtimin e Diego Simeones.
Sulmuesi argjentinas tashmë është i përqendruar te garat zyrtare, si në La Liga, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Duke lënë pas pasigurinë rreth të ardhmes së tij, Alvarez synon të konsolidojë vendin në formacionin titullar dhe t’ia shpërblejë besimin stafit teknik me gola dhe angazhimin e tij të zakonshëm fizik në fushë./Telegrafi/