KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Bashkëshorti Huseyin Usta i jep lamtumirën e fundit babait të Genta Ismajlit me dedikim prekës

Bashkëshorti Huseyin Usta i jep lamtumirën e fundit babait të Genta Ismajlit me dedikim prekës

Bashkëshorti i këngëtares së njohur shqiptare, Genta Ismajli, Huseyin Usta, ka reaguar pas lajmit të trishtë për ndarjen nga jeta të babait të saj.

Përmes një postimi në InstaStory, ai ka ndarë një fotografi me të ndjerin, duke e shoqëruar me një mesazh prekës në kujtim të tij.

“Babi, do të jetosh gjithmonë në zemrat tona. Jemi shumë mirënjohës që patëm mundësinë të të njohim dhe që një njeri me një zemër kaq të mirë, fisnike dhe të çmuar preku jetët tona”.

Foto: Instagram

“Nuk do të të kujtojmë vetëm, por do ta mbajmë dashurinë tënde, zemrën tënde të bukur dhe kujtimet që na le pas me vete për gjithë pjesën tjetër të jetës”.

“Të duam shumë, babi. Nuk do të të harrojmë kurrë. Ti e ke lënë këtë botë, por nuk do të largohesh kurrë nga zemrat tona. U prehtë shpirti yt në paqe”.

Mesazhi i tij shpreh dhimbjen e madhe për humbjen, por edhe mirënjohjen dhe dashurinë që familja ruan për të ndjerin.

Fjalët e ndjera kanë prekur ndjekësit, derisa artistja nga Gjilani po përballet me një nga momentet më të vështira për të dhe familjen e saj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.