Turneu do të vijojë më 30 tetor në Düsseldorf, më 8 nëntor në Vjenë dhe më 13 dhjetor në Toronto, ndërsa qytete të tjera do t’i bashkohen në vijim. Përmes këtij rrugëtimi, Lahaj sjell muzikën shqiptare në skena të njohura ndërkombëtare, krahas repertorit italian, francez dhe klasikëve ndërkombëtarë që kanë shoqëruar karrierën e tij.
Në skenë, Lahaj do të shoqërohet nga ARMA Ensemble, që bashkon muzikantë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.
“PASSION & ORIGIN” ndërthur dy elemente thelbësore të rrugëtimit të tij artistik: pasionin për muzikën dhe lidhjen me origjinën. Këngët shqiptare, kujtimet dhe identiteti i tij takohen me repertorin ndërkombëtar, duke krijuar një udhëtim muzikor mes kulturave dhe përvojave të ndryshme.
Zürich – 10 tetor 2026
Kongresshaus Zürich – Kongresssaal | 20:30
Düsseldorf – 30 tetor 2026
Robert Schumann Saal | 20:30
Vjenë – 8 nëntor 2026
Wiener Konzerthaus – Großer Saal | 19:00
Toronto – 13 dhjetor 2026
Bluma Appel Theatre
Për biletat dhe njoftimet e reja rreth turneut PASSION & ORIGIN, ndiqni www.ramelahaj.com dhe kanalet zyrtare të Rame Lahaj në rrjetet sociale.