KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

​Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane

​Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane

Gërmimet arkeologjike në Bostan të Novobërdës kanë sjellë të dhëna të reja për këtë lokalitet të lashtë, i cili lidhet me periudhën e Mbretërisë Dardane.

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se hulumtimet e zhvilluara gjatë viteve të fundit kanë konfirmuar ekzistencën e një vendbanimi të fortifikuar në këtë zonë.

Sipas saj, arkeologët kanë identifikuar gjurmë të një muri rrethues, një kullë dhe një portë, ndërsa materialet e zbuluara dëshmojnë se Bostani kishte rëndësi gjatë periudhës klasike dhe helenistike.

“Gërmimet arkeologjike që po zhvillohen në Bostan po sjellin të dhëna të reja për këtë qendër të lashtë të lidhur me periudhën e Mbretërisë Dardane”, ka shkruar Bogujevci.

Ajo ka theksuar se të dhënat e deritanishme po e rendisin Bostanin ndër lokalitetet e rëndësishme për studimin e jetës dhe organizimit të vendbanimeve në Dardaninë e lashtë.

“Të dhënat e deritanishme po e bëjnë Bostanin një nga lokalitetet e rëndësishme për të kuptuar më shumë mbi jetën, ekonominë dhe organizimin e vendbanimeve gjatë periudhës së Mbretërisë Dardane në Dardani”, ka shkruar Bogujevci. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.