KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ndërpritet uji në dy rrugë në Ferizaj

Ndërpritet uji në dy rrugë në Ferizaj

KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se sot, më 14 shtator, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në rrugët “Veskopoja” dhe “Vesel Elezi”.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren, në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me të rinj.

Kompania ka bërë të ditur se këto punime kanë për qëllim përmirësimin e matjes së konsumit të ujit, rritjen e efikasitetit të sistemit të furnizimit dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për konsumatorët.

Furnizimi me ujë në këto dy rrugë pritet të rikthehet duke filluar nga ora 16:00.

KRU “Bifurkacioni” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.