Hailey Bieber po rikthen vëmendjen te manikyrët minimalistë me një variant të ri të stilit të saj të famshëm “glazed donut”.
Pamja e re, e quajtur “sweet cream”, ka një bazë të tejdukshme në nuancë qumështi, me një efekt të butë dhe natyral.
Ndryshe nga “glazed donut nails”, të cilët dallohen për shkëlqimin kromatik dhe efektin si pasqyrë, manikyri “sweet cream” është më i përmbajtur.
Nuanca është e ngjashme me ngjyrën e qumështit ose një nude shumë të çelët, duke i bërë thonjtë të duken të pastër, të rregullt dhe natyralë.
Sipas ekspertes së thonjve Maryna Slynko, sekreti i këtij stili është aplikimi i shtresave shumë të holla të manikyrit, në mënyrë që të ruhet transparenca dhe efekti kremoz. Pamja mund të realizohet si me xhel, ashtu edhe me manikyr të zakonshëm.
Manikyristja e personazheve të famshëm Jin Soon Choi rekomandon gjithashtu shtresa të holla dhe një shtresë përfundimtare me shkëlqim, për t’i dhënë thonjve një pamje të shëndetshme dhe të kuruar.
Manikyri “sweet cream” është bërë veçanërisht tërheqës për stilin minimalist, pasi kombinohet lehtësisht me çdo veshje dhe nuk kërkon mirëmbajtje të komplikuar.
I njëjti stil i thjeshtë dhe natyral është parë së fundmi edhe te Pamela Anderson dhe Anne Hathaway. /Telegrafi/