KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Mickoski: Shpresoj që institucionet të marrinë përgjegjësitë ndaj personit që më këcënoi

Mickoski: Shpresoj që institucionet të marrinë përgjegjësitë ndaj personit që më këcënoi

Për kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe për të cilat për një person është kërkuar paraburgim, kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se ka marrë vesh dje.

Ai informoi se personi që e kërcënoi shkroi se ai ishte një “derr” dhe se do ta “therte në shesh”.

Mickoski tha se se mallkime u drejtuan edhe ndaj familjes së tij.

“Unë jam një institucion në fund të fundit. Nëse nuk do të isha ky, e di se si zgjidhen këto çështje. Supozoj se institucionet kanë marrë përgjegjësitë e tyre dhe se personi është siguruar përmes Ministrisë së Brendshme.

Shpresoj që sistemi gjyqësor do ta zbatojë të njëjtën gjë aty ku i takon”, tha kryeministri nga vendkalimi kufitarë Tabanoc me rastin e përfundimit me sukses të projekteve të zbatuara në kuadër të Dokumentit të Veprimit “BE kundër Krimit të Organizuar, Mbështetje për Tregtinë”.

Kujtojmë se Prokuroria Publike ka propozuar masën e paraburgimit për personin i cili dyshohet se ka kërcënuar Kryeministrin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.