KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Prebreza e shkarkon Drejtorin e Pronës pas arrestimit të pesë zyrtarëve në Fushë Kosovë

Prebreza e shkarkon Drejtorin e Pronës pas arrestimit të pesë zyrtarëve në Fushë Kosovë

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se ka marrë vendim për lirimin nga detyra të Drejtorit të Pronës, Gëzim Zogiani.

Prebreza ka bërë të ditur se vendimi është marrë në përputhje me zotimin e tij për një qeverisje transparente dhe të përgjegjshme, veçanërisht përballë dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Ai ka theksuar se vendimi për shkarkimin e Zogianit nuk paragjykon përgjegjësinë penale të tij apo të ndonjë personi tjetër, duke shtuar se përcaktimi i fajësisë u takon organeve kompetente të drejtësisë.

“Komuna e Fushë Kosovës do të vazhdojë të bashkëpunojë pa rezervë me Prokurorinë dhe me çdo institucion tjetër përgjegjës për zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje”, ka deklaruar Prebreza.

Kreu i Komunës ka thënë se qëndrimi i tij mbetet i qartë se nuk do të ketë mbrojtje politike për asnjë emër, pozitë apo interes.

“Asgjë nuk do të vendoset mbi ligjin dhe besimin e qytetarëve”, ka theksuar ai.

Prebreza ka shtuar se llogaridhënia duhet të shoqërohet me veprime konkrete dhe ka premtuar se zotimi i dhënë qytetarëve do të mbahet. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.