KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Penelope Cruz shkëlqen në tapetin e kuq, nderohet me çmimin Special Tribute

Penelope Cruz shkëlqen në tapetin e kuq, nderohet me çmimin Special Tribute

Penelope Cruz ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në ceremoninë TIFF Tribute Awards, të mbajtur gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Aktorja 52-vjeçare solli një pamje klasike të Hollywood-it, duke shkëlqyer me një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe një gjerdan të madh me diamante.

Cruz e kompletoi dukjen me flokët deri në supe dhe balluke, duke zgjedhur një stil të thjeshtë dhe elegant për tapetin e kuq, shkruan DailyMail.

Në ceremoni, aktorja u nderua me Çmimin Special Tribute për kontributin e saj në kinematografi.

Ajo ndodhet aktualisht në Toronto për të promovuar dy filmat e saj të fundit, La Bola Negra, me regji të Javier Calvo dhe Javier Ambrossi, si dhe Bunker, filmin e Florian Zeller.

Duke folur për Bunker, Cruz theksoi se filmi trajton tema si pabarazitë, individualizmi, frika nga të tjerët dhe shqetësimi në rritje për të ardhmen e planetit.

Ndërkohë, në ceremoninë e çmimeve morën pjesë edhe Michelle Yeoh dhe Helen Mirren, e cila u nderua me çmimin Groundbreaker. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.