KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 300 vrapues morën pjesë në “Gjakova Trail”

Mbi 300 vrapues morën pjesë në “Gjakova Trail”

KRU “Gjakova” ka njoftuar se ka mbështetur maratonën “Gjakova Trail”, e cila u zhvillua në Gjakovë dhe mblodhi mbi 300 vrapues nga e gjithë Kosova dhe rajoni.

Sipas KRU “Gjakova”, pjesëmarrësit përshkuan itinerarin nga Çarshia e Madhe deri në Shkugëz, duke e shndërruar aktivitetin në një nga ngjarjet e rëndësishme sportive të zhvilluara në qytet.

Kompania ka bërë të ditur se mbështetja e aktiviteteve të tilla është pjesë e angazhimit të saj në promovimin e sportit, kulturës dhe vlerave të qytetit të Gjakovës.

KRU “Gjakova” ka theksuar se do të vazhdojë të mbështesë aktivitete që kontribuojnë në promovimin e sportit, kulturës dhe qytetit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.