KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ky është truku që përdorin kamarierët për të dyfishuar bakshishin

Ky është truku që përdorin kamarierët për të dyfishuar bakshishin

Një gjest i thjeshtë gjatë marrjes së porosisë mund të ndikojë drejtpërdrejt në shumën e bakshishit që lë një klient.

Sipas ish-agjentit të FBI-së, Chris Voss, kamarierët mund të përdorin një teknikë të njohur si “pasqyrimi”, e cila bazohet në përsëritjen e fjalëve ose porosisë së klientit.

Ai siç duket iu referua një studimi të vitit 2003 ku ishin të përfshirë stafi i kamarierëve.

@nudgepod “Don’t be fooled by this sales trick.” That’s what Chris Voss taught me on the latest episode on Nudge. He explained why I’ve been overtipping, and why most of us struggle to get a raise.
♬ original sound – Nudge Podcast

Gjysmës së stafit iu kërkua të merrnin porositë si zakonisht derisa gjysma tjetër e stafit duhet të përsërisnin porositë e klientëve.

Pra nëse një klient porosiste një hamburger, kamerieri duhet të përsëriste atë që ka thënë klienti: “Një hamburger a po?”.

Sipas studimit nga Universiteti i Nijmegenit, duke bërë këtë do të thoshte që kamarieri do të shihte që bakshishi i tyre të rritej me 70 për qind.

Ky truk priret nga tendenca e njerëzve për të pëlqyer të tjerët që veprojnë sikur ata, edhe nëse kamerierët përsërisin porosinë e klientit në restorant.

Sipas ish-agjentit, ky quhet ‘pasqyrim’ dhe rrit bakshishin duke bërë që klienti të mendojë se kamerieri është më i pëlqyeshëm.

Sigurisht, mund të ketë arsye të tjera pse mund të jepet përshtypja e shërbimit të mirë, pasi dikush sugjeroi se përsëritja e porosisë i ndihmon klientët të kuptojnë se janë dëgjuar siç duhet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.