KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Ngordhin peshqi në Lumin Treska, kërkohet të bëhen analiza urgjente të ujit

Ngordhin peshqi në Lumin Treska, kërkohet të bëhen analiza urgjente të ujit

Në lumin Treska në rajonin e Kërçovës janë regjistruar ngordhje peshqish, njoftoi mbrëmë Shoqata e Peshkimit Sportiv “Hunter Fish”, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm nga institucionet kompetente.

Nga Shoqata thonë se shkaku i ngordhjeve ende nuk është përcaktuar dhe kërkon që menjëherë të merren mostra të ujit dhe peshqve të ngordhur dhe të kryhen analiza laboratorike.

Sipas tyre, është e nevojshme të hetohen të gjitha shkaqet e mundshme, përfshirë ndotjen e mundshme ose ndërhyrje të tjera që mund të rrezikojnë botën e gjallë në lumë.

“Çdo ndotje, helmim ose ndërhyrje tjetër që kërcënon jetën në lumë duhet të hetohet plotësisht dhe të përcaktohet shkaku dhe përgjegjësia”, thonë nga “Hunter Fish”.

Shoqata u kërkon institucioneve kompetente të marrin masa për të mbrojtur Treskën në mënyrë që të parandalohen raste të ngjashme në të ardhmen./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.