Një person është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 20:30 në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”, në Prishtinë.
Tutje thuhet se nuk raportohet për të lënduar.
“ANP Adem Jashari / 13.09.2026 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/