KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të intervenojnë në disa rrugë të kryeqytetit, për shkak të punimeve të nevojshme në rrjetin e ujësjellësit.
Sipas njoftimit të kompanisë, gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në zonat përkatëse.
Intervenimet do të zhvillohen në këto rrugë:
- Rr. “Beteja e Koshares”
- Rr. “Ibrahim Fehmiu”
- Rr. “Drenica”
- Rr. “Ali Vitija”
- Rr. “Shaip Mustafa”
- Rr. “Butrinti”
- Rr. “Aziz Zhilivoda”
- Rr. “Dalip Alshiqi”
- Rr. “Vjosa”
- Rr. “Malush Kosova”
- Rr. “Bijat e UÇK-së”
- Rr. “Nezir Muji”
KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se ekipet do të jenë të angazhuara për realizimin e punimeve të nevojshme të mirëmbajtjes në këto lokacione. /Telegrafi/