KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari

Vetaksidenti në Shirokë përfundon me fatalitet, humb jetën 49-vjeçari

Një 49-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra në një vetaksident trafiku që ka ndodhur të dielën në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se viktima, P.K., nga Hoça e Vogël e Rahovecit, ka ndërruar jetë rreth orës 20:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Aksidenti ishte raportuar rreth orës 16:20, pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi automjetin, i cili më pas kishte dalë nga rruga.

Si pasojë, ngasësi kishte pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa tre pasagjerë, një grua 49-vjeçare dhe dy fëmijë, kishin pësuar lëndime të lehta.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.