KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Deklaratat përfundimtare për veprën kundër administrimit të drejtësisë, sot vazhdon seanca në Hagë

Deklaratat përfundimtare për veprën kundër administrimit të drejtësisë, sot vazhdon seanca në Hagë

Me deklaratat përfundimtare të palëve do të vazhdojë sot në Hagë gjykimi ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, të cilët akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të akuzuarit përballen me akuza për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Prokuroria ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, nga tre vjet për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun, ndërsa për Kuçin ka kërkuar nëntë muaj burgim. Këto kërkesa janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes.

Gjatë deklaratave përfundimtare, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, ka argumentuar se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka synuar të pengojë drejtësinë. Ajo i ka cilësuar si të pabazuara provat e paraqitura nga Prokuroria në mbështetje të akuzave.

Mbrojtja ka theksuar gjithashtu se ish-presidenti akuzohet për tentativë ndërhyrjeje dhe jo për kryerjen e vetë veprës penale.

Të gjitha ekipet e mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre, duke i kërkuar gjykatësit që klientët e tyre t’i shpallë të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Seanca pritet të vazhdojë sot në orën 10:30, sipas kohës lokale në Kosovë, me përgjigjet dhe komentet e palëve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.