Sulmuesi Edon Zhegrova thotë se është për të ardhur keq që golat e tij nuk ishin të mjaftueshëm për Juventusin që t’i arkëtojë pikët e plota ndaj Sassuolos.
Ylli i Kosovës ishte i shkëlqyer në humbjen 3-2, ku i realizoi të dy golat megjithatë Sassuolo regjistroi triumf në minutën e fundit.
Zhegrova ka reaguar për herë të parë në rrjetin social “Instagram”, duke thënë se që një kohë të gjatë po e priste golin.
“Për të ardhur keq që golat e mi nuk arritën fitore, por ne vazhdojmë edhe më tutje”.
“Kam qenë duke e pritur këtë moment për të shënuar për këtë klub”, shkroi ai.
Përndryshe, Zhegrova thuhet se nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kombeve për arsye disiplinore nga përzgjedhësi Franco Foda mirëpo ende është e paqartë.
Ndërkohë, lojtari do të mungojë në mesjavë kur Juventusi të përballet me Nejmigen shkaku që s’është përfshirë në listën për Ligën e Evropës, por do të jetë i gatshëm për vikend në Serie A./Telegrafi/