Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në fshatin Suk të Roskovecit.
Sipas A2 Cnn, një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babanë e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.
I plagosuri me inicialet E.G. është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e tij.