KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Dy gola e një asistim, Xherdan Shaqiri dhuron spektakël ndaj Luzernit

Dy gola e një asistim, Xherdan Shaqiri dhuron spektakël ndaj Luzernit

Baseli ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Luzern, sfidë ku tërë vëmednja ishte te ylli nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Lojtari nga Gjilani shkëlqeu me dygolësh si dhe dhuroi asistim, në triumfin 2-4.

Fillimisht, ai asistoi për Otele për të përmbysur epërsinë e Luzernit, pra nga 1-0 në 1-2.

Pastaj në pjesën e dytë shfaqi fytyrë tjetër. Pas dy asistimeve të Olaigbe, Shaqiri e la në gjumë portierin vendas për të realizuar dy supergola (56’, 66’).

Me këtë paraqitje të hatashme, Shaqa u vlerësua me notën 9.9 nga “SofaScore”, që ishte më e larta në këtë ndeshje.

Përndryshe, Baseli me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve ndërsa Luzern zë pozitën e shtatë me nëntë sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.