Manchester City ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te rivali United, në kuadër të xhiros së katërt në Ligën Premier.
“Qytetarët” arritën të arkëtojnë pikët e plota falë një fitore 0-1, pavarësisht që ishin me një lojtar më pak që nga minuta e 23-të.
Ishte Phil Foden që u ndëshkua direkt me karton të kuq pas një gjesti josportiv, duke goditur Bruno Fernandesin (23’).
Unitedi pastaj ishte afër të realizonte përmes Marcus Rashford që goditi shtyllën nga gjuajtja e lirë.
Kur Unitedi po sulmonte, City krijoi një kundërsulm me Erling Haaland që u gjend në vendin e duhur për ta mposhtur portierin vendas (63’).
Unitedi pastaj kishte disa mundësi shënimi por asnjë prej tyre nuk është që ishte shumë i rrezikshëm, me mbrojtjen e Cityt që u gjend gjithnjë në vendin e duhur.
Kësisoj, City shkon në kuotën e 12 pikëve pas katër xhirove ndërsa Unitedi zë vendin e 13-të me katër sosh./Telegrafi/