Qeveria solli Vendim për uljen e TVSH-së nga 18% në 10%, me qëllim zbutjen e drejtpërdrejtë të rritjes së madhe të çmimeve ndaj qytetarëve dhe ekonomisë, në kushtet e gjendjes së krizës për shkak të mundësisë së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës.
Sipas përllogaritjeve të Qeverisë, ulja e TVSH-së nga 18% në 10% do të zbusë ndjeshëm rritjen e pritshme të çmimeve të karburanteve.
Te nafta, në vend të rritjes së pritshme të rregullt prej rreth 5 denarësh, me këtë masë pritet ulje prej rreth 2 denarësh.
Kjo nënkupton zbutje të përgjithshme të rritjes së çmimeve prej rreth 7 denarësh, ndërsa çmimi i ri pritet të jetë rreth 99 denarë për litër.
Te benzinat, sipas përllogaritjeve, pritet rritje prej rreth 3,5 denarësh, që do të thotë se çmimi i ri pritet të jetë rreth 100,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-95, përkatësisht 102,5 denarë për litër për benzinën EUROSUPER BS-98.