KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit.

Kurti ka thënë se është e domosdoshme që institucionet të punojnë dhe të mos humbin kohë me procedura.

“Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, ka deklaruar Kurti.

Ai i ka bërë thirrje PDK-së që të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit dhe të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare.

“E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, ndonëse Qeveria është udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, shteti dhe Republika nuk i përkasin vetëm pushtetit, por edhe opozitës.

“Qeveria është udhëhequr nga Vetëvendosje, ndërkohë në anën tjetër shteti dhe Republika nuk janë të qeverisë, ato janë edhe të opozitës, e cila do të jetë aktive në Kuvend”, ka deklaruar kryeministri Kurti./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.