KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

UNT pa hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, kërkon ndihmë nga qeveria

UNT pa hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, kërkon ndihmë nga qeveria

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup ka nxjerrë në pah mungesën e hapësirave të mjaftueshme për zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa kampusi i ri universitar ende nuk është ndërtuar.

Përballë kësaj situate, Rektorati i UNT-së ka kërkuar ndihmën e institucioneve qeveritare për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese.

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza”, Bekim Fetahu, thotë se hapësirat aktuale nuk i plotësojnë nevojat e universitetit dhe se deri në ndërtimin e kampusit të ri duhet të gjendet një zgjidhje e përkohshme.

“Një nga fakultetet duhet të rialokohet në një objekt tjetër për një periudhë të pacaktuar, derisa të ndërtohet kampusi i ri universitar”, ka deklaruar Fetahu.

Sipas Rektoratit, rritja e interesimit dhe e numrit të studentëve e ka bërë edhe më urgjente çështjen e hapësirave. Për këtë arsye, kërkohet ndërhyrje institucionale për renovimin dhe përshtatjen e objekteve ekzistuese, deri në realizimin e kampusit të ri të UNT-së.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.