Vushtrria dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Vushtrriasit janë nikoqirë të Drenicës në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” nga ora 16:00.
Të dyja skuadrat synojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, ndërsa trajnerët kanë vendosur për këta titullarë:
Vushtrria: Isufi, Spahiu, Ibrisagic; Miftari, Islami, Maxhuni; Paloka, Bahtiri, Mehmeti; Demiri, Sane.
Drenica: Ymeri, A.Veliqi, Qaqi; Dervishaj, Hamiti, Limani; Lushtaku, Mehmeti, Kote; E.Veliqi, Vojvoda. /Telegrafi/