Tottenham ka regjistruar një nisje alarmante të sezonit në Ligën Premier, pasi pas katër javësh ende nuk ka arritur të shënojë asnjë gol.
Skuadra e Roberto De Zerbit barazoi 0-0 në shtëpi ndaj Evertonit, duke mbetur sërish pa e gjetur rrjetën.
Në katër ndeshjet e para të sezonit, Tottenham ka marrë këto rezultate:
Brentford 3-0 Tottenham
Newcastle 2-0 Tottenham
Tottenham 0-0 Nottingham Forest
Tottenham 0-0 Everton
Kjo do të thotë se londinezët kanë kaluar 360 minuta futboll pa shënuar gol në kampionat.
Në historinë e Ligës Premier, vetëm Crystal Palace ka pasur një seri më të gjatë pa gol në fillim të sezonit.
Në edicionin 2017/18, Palace nuk shënoi në shtatë ndeshjet e para të kampionatit.
Megjithatë, për Tottenhamin situata është edhe më shqetësuese, pasi kjo është nisja më e gjatë pa gol në historinë e klubit në të gjitha katër nivelet e para të futbollit anglez.
De Zerbi tashmë përballet me një problem serioz në repartin ofensiv, pasi Tottenham ende nuk ka gjetur zgjidhjen për të thyer këtë thatësirë golash. /Telegrafi/