KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aleanca nuk merr pjesë në seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetues

Aleanca nuk merr pjesë në seancën për Qeverinë, e konsiderojnë jokushtetues

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka deklaruar se Aleanca nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës të thirrur për sot në ora 14:00, e cila ka në rend dite zgjedhjen e Qeverisë së re.

Ramadani ka thënë se Aleanca kishte ofruar një marrëveshje gjashtëpikëshe, të cilën e kishte paraqitur që më 26 qershor, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje politike dhe krijimit të stabilitetit.

“Ne ofruam marrëveshje. Ata zgjodhën arrogancën. Ne ofruam zgjidhje. Ata zgjodhën krizën”, ka shkruar Ramadani.

Sipas tij, oferta e Aleancës është refuzuar, pasi, siç pretendon ai, “postet janë më të rëndësishme sesa vendimet e mira për shtetin dhe qytetarët”.

Ramadani ka bërë të ditur se Aleanca e konsideron procesin aktual si jokushtetues dhe paralajmëroi se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne e konsiderojmë këtë proces jokushtetues dhe do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Deputeti i AAK-së ka theksuar se partia e tij ka zgjedhur, siç thotë ai, interesin e Kosovës përballë pjesëmarrjes në procesin e sotëm.

“Aleanca zgjodhi Kosovën. Ata zgjodhën pushtetin e postet”, ka shkruar Ramadani.

Ai ka konfirmuar se deputetët e Aleancës nuk do të marrin pjesë në grumbullimin e orës 14:00 në sallën e Kuvendit, duke e konsideruar atë proces jokushtetues. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.