KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë

Pas konstituimit të Kuvendit, sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverinë

Sot pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet çështja e formimit të Qeverisë së re.

Mbajtjen e seancës për Telegrafin e ka konfirmuar nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë, Emilija Rexhepi.

“Po”, ka qenë shkurt përgjigja e saj. E pyetur për orën Rexhepi nuk është përgjigjur, ndërsa në media është raportuar se diku rreth orës 14:00 pritet të mbahet seanca.

Seanca vjen pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, ku sot u zgjodhën nënkryetarët nga radhët e LDK-së, Listës Serbe dhe komuniteteve të tjera joshumicë.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë në seancën konstituive. PDK-ja ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e ardhshme dhe se çështjen do ta adresojë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se janë tejkaluar afatet kushtetuese për konstituimin e Kuvendit.

Në seancën e sotme për formimin e Qeverisë pritet të shqyrtohen procedurat për zgjedhjen e ekzekutivit të ri, pas përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.