Një detaj i veçantë ka tërhequr vëmendjen e fansave të Karim Adeyemit, pasi futbollisti është parë duke mbërritur në qendrën stërvitore me një veturë që mban targa të Kosovës.
Prania e targave kosovare në automjetin e futbollistit ka bërë që pamjet të shpërndahen shpejt në rrjetet sociale.
Ajo që ka rënë veçanërisht në sy është kodi “05” në targat e veturës, i cili i përket rajonit të Ferizajt.
Detaji ka nxitur reagime të shumta, veçanërisht nga shqiptarët, të cilët e kanë komentuar me humor duke e cilësuar Adeyemin si “të shqiptarizuar”.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, duke sjellë një moment të pazakontë nga përditshmëria e futbollistit në Barcelonë.
Targat e një automjeti nga Ferizaj janë shfaqur kështu në një prej qendrave më të njohura të futbollit në botë.
Një detaj i vogël, por që ka mjaftuar për të sjellë një copëz nga Kosova deri në Barcelonë dhe për të ngjallur reagime e komente të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/