Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për Liri, të mbajtur dje në Prishtinë, ku mijëra qytetarë mbushën sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Krahas fotografisë që pasqyron masivitetin e marshit, Hoxhaj ka përshëndetur pjesëmarrësit me një mesazh të shkurtër dhe emocional.
“Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që dje marshuan me UÇK-në në zemër!”, ka shkruar Hoxhaj.
Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ishte pjesë e marshit së bashku me familjen e tij. /Telegrafi/