KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Mësohen prapaskenat si dështoi shitja e Edouardo Camavingas te gjiganti evropian për 50 milionë euro

Mësohen prapaskenat si dështoi shitja e Edouardo Camavingas te gjiganti evropian për 50 milionë euro

Real Madridi kishte vendosur në dispozicion për largim Eduardo Camavingan gjatë afatit kalimtar të verës, madje klubi spanjoll ishte i gatshëm ta shiste për një ofertë prej 50 milionë eurosh.

Në fillim të afatit kalimtar, drejtuesit e Real Madridit u kishin bërë të ditur disa lojtarëve se mund të largoheshin nëse do të vinte një ofertë e mirë. Njëri prej tyre ishte Camavinga, pasi klubi po e monitoronte tregun e mesfushorëve dhe synonte të sillte një tjetër përforcim në atë repart.

Në rast se do të realizohej një transferim i ri, mesfushori francez ishte konsideruar si lojtari i gatshëm për të liruar një vend në skuadër.

Camavinga kishte qenë në qendër të kritikave në disa raste gjatë sezonit të kaluar. Një prej momenteve më të këqija ishte përjashtimi i tij në ndeshjen e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut, ku mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrjeje të pamatur.

Për më tepër, në klub ekzistonte edhe bindja se 23-vjeçari nuk po arrinte të bënte përparimin e pritur në lojën e tij.

Real Madridi kishte shpenzuar shuma të konsiderueshme dhe synonte të investonte edhe më shumë në përforcime, ndaj një shitje e Camavingas do t’i siguronte klubit të ardhura të rëndësishme.

Por një ofertë konkrete erdhi nga Turqia. Sipas Matteo Morettos, i cili raportoi në Radio Marca, Galatasaray kishte kontaktuar Real Madridin në korrik për të diskutuar transferimin e Camavingas.

Klubi turk ishte i gatshëm të ofronte 50 milionë euro për mesfushorin francez, shumë që do ta kishte bindur Real Madridin për ta pranuar marrëveshjen.

Megjithatë, gjithçka u bllokua nga dëshira e vetë lojtarit. Camavinga nuk dëshironte të largohej nga Real Madridi dhe synimi i tij ishte të fitonte një rol më të rëndësishëm në skuadër dhe të siguronte vendin e tij në formacionin e Jose Mourinhos.

Për momentin, vendimi i tij duket se po shpërblehet, pasi rëndësia e francezit në planet e Mourinhos është rritur ndjeshëm në fillim të këtij sezoni.

Camavinga ka qenë një lojtar i rëndësishëm për trajnerin portugez, edhe pse mbetet për t’u parë nëse do ta ruajë këtë status pasi Aurelien Tchouameni, i cili konsiderohet titullar në atë pozitë, është rikuperuar dhe është tashmë i gatshëm për të luajtur./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.