KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rimac ka finalizuar marrjen e “kontrollit më të madh” mbi Bugatti

Rimac ka finalizuar marrjen e “kontrollit më të madh” mbi Bugatti

Rimac ka finalizuar marrjen e kontrollit më të madh mbi Bugatti, duke i dhënë fund pronësisë së Volkswagen Group dhe Porsche mbi markën ikonike franceze.

Një konsorcium investitorësh, mes tyre HOF Capital dhe BlueFive Capital, ka blerë 45 për qind të aksioneve të Porsche në sipërmarrjen Bugatti Rimac.

Në të njëjtën marrëveshje, konsorciumi ka blerë edhe 21 për qind të aksioneve të Porsche në Rimac Group.

Pas përfundimit të transaksionit, Mate Rimac do të marrë drejtimin e Bugatti si president i ri i kompanisë.

Christophe Piochen do të largohet nga posti i presidentit të Bugatti dhe ai i drejtorit operativ të Bugatti Rimac.

Në vend të tij, Marko Brkljaçiq do të bëhet drejtor i ri operativ i Bugatti Rimac.

Porsche pritet të përfitojë rreth 1 miliard euro nga marrëveshja, ndërsa 250 milionë euro do të përdoren për detyrimet e pensioneve.

Marrëveshja i jep Mate Rimac më shumë liri për të përcaktuar të ardhmen e Bugatti, e cila tashmë po fokusohet te modelet hibride dhe fuqia e jashtëzakonshme e motorit V16. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.