KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shkëlqen Moreira me dygolësh, AC Milani merr një pikë ndaj Lazios

Shkëlqen Moreira me dygolësh, AC Milani merr një pikë ndaj Lazios

AC Milani ka bërë një rikthim të madh për të marrë një pikë në udhëtim te Lazio.

“Rossonerët” ishin në disavantazh prej dy golave, megjithatë nuk u dorëzuan me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 202.

Ishte Matteo Cancellieri që kaloi Lazion në epërsi pas 10 minutave lojë.

Ndërsa, Tijjani Noslin përfitoi nga një gabim amator në mrbojtjen mysafire për të dyfishuar epërsinë (39’).

Sidoqoftë, Milani krejtësisht fytyrë tjetër shfaqi në pjesën e dytë. Heroi i Milanit rezultoi të jetë i shumë-kritikuari në ndeshjen ndaj Juventusit, Diego Moreira.

Moreira me dy supergola për dy minuta (65’, 67’) u përkujdes që të barazonte rezultatin dhe t’ia fitonte një pikë Milanit.

Kësisoj, Lazio vazhdon si lider me 10 pikë ndërsa Milani zë vendin e katërt me tetë sosh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.