KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Le të vijnë me kokën lart”, Shkurte Fejza flet pas Marshit për Liri

“Le të vijnë me kokën lart”, Shkurte Fejza flet pas Marshit për Liri

Mijëra qytetarë u mblodhën sot në Prishtinë në “Marshin për Liri”, i organizuar nga platforma “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.

Marshi u zhvillua vetëm pak ditë para vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin dhe Kadri Veselin, të cilët akuzohen për krime lufte.

Pjesëmarrësit kërkuan lirimin e tyre, ndërsa atmosfera u shoqërua me mesazhe mbështetjeje dhe solidariteti.

“Marshi për Liri” u përmbyll nga këngëtarja Shkurte Fejza me këngën “Mora fjalë”, të cilën e këndoi së bashku me mijëra qytetarë të pranishëm.

Në një intervistë për Telegrafin, Shkurte Fejza u përcolli një mesazh ish-krerëve të UÇK-së, duke shprehur shpresën që ata të kthehen në Kosovë më 16 shtator.

“Urojmë me gjithë zemër që të kthehen më 16 shtator, po e pret populli krahëhapur, le të vijnë me kokën lart, sepse ky popull i do, se kanë luftuar për lirinë e vendit të vet. Ishte një emocion i përzier, në fakt, entuziast, dhimbje, krenari edhe secili nga ne atë padrejtësinë që po na bëhet e ka në vete, mirëpo është një mirënjohje në gjithë atë pjesëmarrje, domethënë njihet njeriu krenar, sepse ky popull është mirënjohës ndaj luftës së tyre”, tha ajo. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.