KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zjarr në një fabrikë që prodhon municione për Ukrainën në Bullgari

Zjarr në një fabrikë që prodhon municione për Ukrainën në Bullgari

Autoritetet bullgare po hetojnë një zjarr në një objekt për ruajtjen e municioneve, i cili menaxhohet nga prodhuesi i armëve EMCO.

Policia bën të ditur se zjarri shpërtheu të premten në mbrëmje dhe pason një incident të ngjashëm në një tjetër objekt të EMCO-s në muajin gusht, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Municionet e EMCO-s përdoren në Ukrainë dhe nuk është përjashtuar mundësia e sabotimit; pamjet video të zjarrit, të transmetuara në nivel lokal, tregonin flakët që ndriçonin qiellin e natës pranë fshatit Tsareva Livada.

Përmasat e plota të dëmit nuk dihen ende, por nuk janë raportuar viktima.

“Për momentin nuk ka rrezik për popullatën”, deklaroi policia lokale, duke shtuar se punonjësit ishin evakuuar dhe zona ishte rrethuar.

EMCO e ka përjashtuar mundësinë e gabimit njerëzor në këtë incident.

Ndërkohë, të shtunën, ministri bullgar i Brendshëm, Ivan Demerdzhiev, njoftoi nisjen e një hetimi, duke thënë: “Ne do të shqyrtojmë rastet e mëparshme kur kanë ndodhur zjarre të ngjashme në depot e kësaj kompanie, si dhe në kompani të tjera, për të kërkuar një lidhje të mundshme ose një model të ngjashëm”.

E menaxheri i objekteve të prodhimit të EMCO-s, Slavcho Dimiev, gjithashtu konfirmoi zjarrin, duke thënë se objekti shërben kryesisht për ruajtjen e municioneve, përfshirë një sasi të vogël predhash të kalibrit të mesëm.

Dimiev u tha gazetarëve se duhet të merren në konsideratë masa shtesë sigurie për mbrojtjen e objekteve të armëve.

“Nëse përfundimisht konstatohet se ato [objektet e armëve] kanë qenë shënjestër e sulmeve”, tha ai, “ky nuk është një sulm vetëm ndaj një kompanie të caktuar; është një sulm ndaj interesit kombëtar”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.