Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili foli për sukseset e delegacionit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, si dhe për përgatitjet drejt organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, Krasniqi u ndal te arritjet e sportistëve të Kosovës në Taranto, duke kujtuar momentet më të veçanta të këtij edicioni dhe paraqitjet që lanë gjurmë në garat ndërkombëtare.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua medaljeve të fituara në xhudo dhe kontributit të trajnerit Driton Kuka, me të cilin, siç u theksua në bisedë, sukseset e sportistëve kosovarë vazhdojnë të jenë të pranishme.
Krasniqi foli gjithashtu për paraqitjet e Kosovës në disiplinat e karatesë dhe boksit, duke vlerësuar rezultatet e arritura dhe rëndësinë e përfaqësimit të vendit në këto gara.
Në vazhdim, biseda u përqendrua te Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku Kosova do të jetë nikoqire. Krasniqi foli për ecurinë e përgatitjeve dhe punën që po bëhet në prag të një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive që do të organizohen në vend.
Ai u ndal edhe te nevojat më urgjente për investime, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes së infrastrukturës dhe të ndërmarrjes së hapave të nevojshëm për organizimin sa më të mirë të Lojërave.
Episodin e plotë me Ismet Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/