Xhudistja Laura Fazliu ka humbur dy ndeshjet që mund t’ia siguronin medaljen, kësisoj e mbylli si vend i pestë në Grand Slamin që u zhvillua në Budapest, Hungari.
Ajo e nisi për mrekulli aventurën për ta mposhtur fillimisht vendasen Anna Kriza me Ippon.
Në çerekfinale fitoi falë dy Yukos ndaj austriakes Lubjana Piovesana, megjithatë në gjysmëfinale pësoi me Ippon nga japonezja Megu Danna.
E njëjta situatë fatkeqësisht e ndoqi edhe në repesazh, ku u mposht nga izraelitja Kerem Primo./Telegrafi/