KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gjyqtarja Judy zbulon të ardhmen në televizion, ndërsa “Judy Justice” po përfundon

Gjyqtarja Judy zbulon të ardhmen në televizion, ndërsa “Judy Justice” po përfundon

Gjyqtarja, Judy Sheindlin, ka folur për të ardhmen e saj në televizion, teksa programi “Judy Justice”, në të cilin ka qenë në krye për pesë vite, pritet të përfundojë muajin e ardhshëm.

Ish-prokurorja 83-vjeçare është e njohur për gati tri dekada në televizion, fillimisht me “Judge Judy”, i cili u transmetua për 25 sezone nga viti 1996 deri në vitin 2021.

Pavarësisht përfundimit të “Judy Justice”, Sheindlin thotë se ka ende projekte që dëshiron t’i realizojë.

“Kam shumë gjëra të tjera interesante”, tha ajo, ndërsa shtoi: “Nuk dua të bëj më flokë dhe grim, por dua që mesazhi im të përhapet”.

Një nga planet e saj është një program i ri gjyqësor për çështje të vogla, i titulluar “Adam’s Law”, të cilin ajo do ta prodhojë me djalin e saj, Adam Levy, 58 vjeç.

Sheindlin beson se ai është gati të vazhdojë këtë pjesë të karrierës së saj, pasi ka përvojë si në drejtësi, ashtu edhe në televizion, përfshirë pjesëmarrjen në “Tribunal Justice”.

“Ndoshta tetë vjet më parë ai nuk ishte gati. Ai është gati tani”, tha Sheindlin. Duke folur për mbylljen e karrierës së saj para kamerave, ajo u shpreh: “Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq e kënaqur më parë. Nuk kam nevojë të provoj asgjë tjetër. E bëra”.

“Adam’s Law” është planifikuar të debutojë më 14 shtator. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.