KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump flet për Houthit: Na telefonuan, nuk duan të luftojnë me ne

Trump flet për Houthit: Na telefonuan, nuk duan të luftojnë me ne

Donald Trump ka trajtuar përparimin e vazhdueshëm të Houthive të mbështetur nga Irani në Jemen dhe përpjekjen e tyre për të bllokuar eksportet e naftës saudite përmes ngushticës Bab el Mandeb.

“Houthit na telefonuan dhe nuk donin të luftonin me ne. Na njoftuan… Ata nuk duan që unë t’i ndjek, nuk duan që ne t’i ndjekim”, deklaroi Trump.

Ai shtoi se “është vetëm një vend me të cilin ata nuk janë shumë të kënaqur” dhe premton ta “zgjidhë këtë çështje”.

Ndryshe, Houthit i kanë cilësuar luftimet e fundit në Jemen dhe sulmet kundër Arabisë Saudite si një reagim ndaj “bllokadës” saudite të vendit.

Kjo ndodhi pasi Riadi sulmoi një aeroplan iranian që po përpiqej të ulej në një aeroport të kontrolluar nga Houthit në korrik.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.