Numri i të vdekurve nga zjarri në një traget në Filipine është rritur në 35, pasi ekipet e shpëtimit nxorën edhe 30 trupa.
Një traget u përfshi nga flakët në provincën perëndimore filipinase të Palawan, dhe zjarrfikësit filipinas arritën të hipnin së fundmi në tragetin që u përfshi nga flakët të mërkurën.
Më parë, u njoftua se të paktën pesë persona humbën jetën në zjarr dhe se më shumë se 80 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Tymi i dendur dhe nxehtësia ekstreme i penguan zjarrfikësit të hipnin më herët në traget, i cili, sipas të dhënave zyrtare, mbante 117 pasagjerë dhe 17 anëtarë të ekuipazhit.
Deri më tani, 43 persona janë shpëtuar nga uji përreth tragetit, ndërsa 84 të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Roja Bregdetare Filipinase tha më parë se trageti MV June Aster ishte nisur nga Manila dhe ndodhej pranë Coron në provincën Palaëan kur shpërtheu zjarri.
Ende nuk është përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin.