KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ylli i Brazilit mbeti pa ftesë nga kombëtarja, Ancelotti zbulon arsyen e këtij vendimi

Ylli i Brazilit mbeti pa ftesë nga kombëtarja, Ancelotti zbulon arsyen e këtij vendimi

Portieri i Liverpoolit, Alisson Becker, nuk është përfshirë në listën e Brazilit për ndeshjet e ardhshme të kombëtares, në një vendim që ka tërhequr vëmendjen për shkak të statusit të tij si një prej portierëve më të mirë brazilianë.

Megjithatë, përzgjedhësi Carlo Ancelotti ka bërë të qartë se mungesa e 33-vjeçarit në këtë grumbullim nuk nënkupton se ai është përjashtuar nga planet e Brazilit për garat e ardhshme.

Italiani, i cili vazhdon të jetë në krye të kombëtares braziliane pas një fushate zhgënjyese në Kupën e Botës, ka shpjeguar se kjo periudhë do të shfrytëzohet për t’u dhënë më shumë hapësirë portierëve të rinj dhe për të ndërtuar një cikël të ri.

“Jemi të motivuar nga fakti se kemi kohë për t’u përgatitur për një cikël të ri dhe për t’u bërë gati për garat që na presin”, ka deklaruar Ancelotti.

Megjithatë, ai ka insistuar se dera për Alissonin mbetet e hapur, sidomos nëse portieri i Liverpoolit vazhdon të jetë në nivelin më të lartë.

“Kjo nuk do të thotë se të tjerët janë të përjashtuar. Ne e njohim shumë mirë Alissonin dhe kur të vijnë garat, si Copa America, nëse ai vazhdon të jetë portieri më i mirë në Brazil, Alissoni do të luajë”, ka thënë Ancelotti.

Sipas italianit, vendimi aktual lidhet më shumë me dëshirën për t’u dhënë mundësi lojtarëve më të rinj sesa me një humbje të besimit ndaj Alissonit.

“Por tani duhet t’u japim përparësi lojtarëve më të rinj”, ka shtuar ai.

Brazili do ta shfrytëzojë këtë pauzë trejavore për të zhvilluar tri ndeshje miqësore. Fillimisht, “Selecao” do të përballet dy herë me Australinë, më 25 dhe 29 shtator, ndërsa më 3 tetor do të luajë kundër Indisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.