KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Transporti urban dhe parkingu te Pallati i Rinisë falas, Rama: Prishtina mirëpret qytetarët në marshin për liri

Transporti urban dhe parkingu te Pallati i Rinisë falas, Rama: Prishtina mirëpret qytetarët në marshin për liri

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se kryeqyteti i Kosovës është i gatshëm të mirëpresë të gjithë qytetarët që do të marrin pjesë në marshin për liri.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Rama ka theksuar se Prishtina do të vazhdojë të jetë simbol i dinjitetit qytetar dhe i zërit për drejtësi.

“Prishtina mirëpret të gjithë qytetarët në marshin për liri!”, ka shkruar Rama, duke vënë në pah rolin e kryeqytetit si vend ku qytetarët bashkohen për kauza që lidhen me lirinë dhe drejtësinë.

Për ta lehtësuar pjesëmarrjen e qytetarëve, Rama ka njoftuar se sot transporti urban në kryeqytet do të jetë falas. Gjithashtu, parkimi te Pallati i Rinisë do të ofrohet pa pagesë.

“Prishtina gjithmonë do të mbetet shtëpia e dinjitetit dhe e zërit për drejtësi”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.