Nicola Peltz ka tërhequr vëmendjen me një set të ri fotografik për shtëpinë italiane të modës Genny, ku shfaqet me disa prej veshjeve të koleksionit vjeshtë/dimër.
Aktorja 31-vjeçare pozoi me një korse të bardhë pa rripa, ndërsa në një tjetër paraqitje veshi një bluzë transparente që zbulonte reçipetat me dantellë.
Në një tjetër fotografi, ajo u shfaq me një bluzë dramatike me pupla, duke sjellë një pamje elegante dhe glamuroze, shkruan DailyMail.
Peltz ka qenë fytyra e Genny-t për tre vite radhazi. Këto fotografi vijnë pak ditë pasi ajo u nderua me çmimin “Rising Star” në Venecia për punën e saj si aktore, producente dhe regjisore.
Në ceremoninë e çmimeve Kineo, Nicola falënderoi familjen e saj për mbështetjen, ndërsa shprehu mirënjohjen për vlerësimin që mori.
Nëna Claudia, babai Nelson dhe vëllai Bradley ishin të pranishëm në ceremoni.
Në të njëjtën mbrëmje, ajo u shfaq edhe pranë aktores së njohur Faye Dunaway, e cila u nderua me çmimin për arritje jetësore. /Telegrafi/